Sulmi në Banjskë, Kulla: Kam informacion se do ndodhë në jug dhe lindje të Kosovës, fajin do ua lënë shqiptarëve

Date:

- Advertisement -

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sulmin në Banjskë ku humbi jetën efektivi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Duke folur për “Prestige”, Kulla tha se informacione dhe burime të tij perëndimore i thonë se ka përpjekje që sulmi që ndodhi në Manastirin e Banjskës në veri të Kosovës, të ndodhë dhe në jug ose lindje.

Ai u shpreh se serbët mund të sulmojnë dhe t’ua lënë fajin shqiptarëve me pretekstin për luftë fetare apo pastrim etnik.

“Armatimet janë aty, politika është aty dhe ju mendoni që s’do të ndodhë në veri, por informacione dhe burime të mia perëndimore më thonë që ka përpjekje që të ndodhë në jug, në jug të Kosovës, në lindje të Kosovës”

Kam referenca që ka përpjekje për të destabilizuar enklavat dhe për t’ia lënë fajin shqiptarëve gjëja për luftë fetare në manastire apo kundër pelegrinëve, apo gjëja për luftë në rajon apo pastrim etnik”.

“Kur e kam thënë para një vit e gjysmë që duhet të armatoseni dhe të ruheni, më thonin se je spekulant politik, tani që ndodhi s’e përmend kush. Po të them që ata që e kanë provuar njëherë e provojnë 2-3-4 herë. Pse qeveria e Serbisë nuk e dorëzon Radojiçiq në duart e EULEX-it apo KFOR-it?”, deklaroi ai.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related