Dinamo e Zagrebit triumfoi me rezultatin 5-1 në derbin ndaj Lokomotivës së Zagrebit, ku u aktivizuan titullarë plot 3 futbollistë shqiptarë.
Arbër Hoxha dhe Arijan Ademi në radhët e Dinamos dhe Fetai Feta të Lokomotiva. Vlen të theksohet fakti se Ademi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 51-të, duke ngritur shifrat në 3-0 për skuadrën e tij.
Baturina, Petkoviç dhe Torrente me dopietë, ishin autorët e tjerë të golave. Hoxha dhe Ademi qëndruan në fushë 63 minuta, ndërkohë që Feta u aktivizua gjatë gjithë takimit.
Arijan Ademi makes it 3-0 for Dinamo with a trademark move from the first Bjelica days.
Great play by hosts as they triple the lead against Lokomotiva. 🚨pic.twitter.com/qT3vRqvdU9
— 🇭🇷 (@TheCroatianLad) September 28, 2024