VIDEO/ Denoncime të reja për “Wizz Air”: Kemi 12 orë që presim në Fiumicino, kompania nuk jep shpjegime

Date:

- Advertisement -

Janë të shumta ankesat për kompaninë “Wizz Air” për të cilën denoncojnë jo vetëm çmimet e kripura të biletave, por edhe vonesat ose anulimet e fluturimeve në moment të fundit. Zhvatja e pasagjerëve, kushtet skandaloze, shërbime që lënë për të dëshiruar janë vetëm disa prej problematikave me të cilat përballen qytetarët shqiptarë sa herë zgjedhin “Wizz Air”.

VIDEO nga situata e krijuar

Së fundmi dy qytetarë kanë treguar sorollatjen që kjo kompani ka bërë në fluturimin e djeshëm për shkaqe që nuk janë bërë të ditura për udhëtarët. Sipas denoncimeve të mbërritura në redaksi, udhëtarët që do udhëtonin me “Wizz Air” janë bllokuar në aeroportin e Romes Fiumicino prej 12 orësh për shkak të shtyrjes së orarit të fluturimit.

Fluturimi Fiumicino -Tiranë është vonuar dhe udhëtarët kanë pritur 12 orë në aeroport, për shkak se sipas kompanisë, ka pasur një problem me sistemin, por sipas punonjësve të aeroportit në Itali avioni Wiz është bllokuar pasi ka shkuar pa autorizimin e furnizimit me karburant.

Fëmijë, gra e të moshuar, po presin prej orësh deri sa të bëhet nisja nga Fiumicino në Tiranë, por ende nuk kanë marrë një përgjigje përfundimtare mbi orarin përfundimtar të udhëtimit. Vlen të theksohet se kjo kompani ndonëse cilësohet si kompani mashtruese, shteti nuk merr masa.

Qytetari:

Pershendetje! Jam nje qytetar i cili bashke me qindra te tjere jemi bllokuar ne aeroportin e Romes Fiumicino pre 12 oresh sepse kompania Wizz Air ka bllokuar udhetimin e djeshem dt.05.06.2023 per shkaqe qe nuk na i kane bere qartesisht te ditura dhe nuk jane inetersuar fare per ne. Ne llogarine tone kane kaluar 4 euro per te marre dicka per te ngrene kur ne kete aeroport vetem nje sandwic kushton 8 euro . Ju lutem bejeni publik kete shqetesim tonin Jemi akoma këtu kemi qe dje ne oren 6 ne aeroport ka fëmije dhe moshatar qe po rrinë neper stola prej 15 orësh
Qytetarja:

Pershendetje ! Doja te beja nje denoncim per kompanine wizz air. Kemi pas fluturimin fiumicino -Tirane mbreme ne oren 10 dhe kemi gjithe naten ne aeroport fluturimi sa vjen e shtyhet. Na hypen njeher ne avion dhe na zbriten perseri me justifikimin qe kishte probleme me sistemin, këtu ne aeroportin e fiumicino keta te gate na thoni qe avioni ka ardhur pa autorizimin e furnizimit me karburant. Na than qe do behej nisja sot ne oren 9 por perseri e kane ndryshuar nuk e dimë kur do behet nisja sot ne 2 apo neser ne 2.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...