Taulant Seferi ka shënuar golin e parë me fanellën e skuadrës së re, Bodrumspor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e nisi si titullar për herë të parë me turqit në ndeshjen përballë Hatayspor ku luajnë edhe Visar Bekaj e Massanga Matondo.
Hatayspor 0-1 Bodrum FK
⚽28' Seferi pic.twitter.com/2G2ZDd00tL
— Anlık Goller (@_anlikgoller) September 20, 2024
Seferi u tregua fantastik në minutën e 27’ duke shënuar përmes një inkursioni personal duke dribluar një lojtar brenda zonës e më pas të kalonte topin pas portierit për të festuar të parin gol me ekipin e ri.
Një gol që në fund i dha Bodrumspor 3 pikë të arta. Së bashku me Seferin, titullar ishte edhe mbrojtësi tjetër kuqezi, Arlind Ajeti.