Alaniaspori dhe Gallatasarai janë përballur sot në një takim miqësor. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 2-4 në favor të verdhekuqve. Protagonist në këtë takim ishte edhe Milot Rashica, i cili tundi rrjetën në minutën e 31-të, për të kthyer baraspeshën e përkohshme 1-1.
Sulmuesi shqiptar feston një gol të rëndësishëm për mbarëvajtjen e ndeshjes, teksa goli i tij vlen në fund të takimit për t’i dhënë fitoren Gallatasarait. Në listën e golashënuesëve u përfshi edhe Nikolo Zaniolo, i cili la Romën për të provuar një aventurë në Turqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Torreira & Rashica AŞ ✅ pic.twitter.com/yM6Z4vdi2p
— Futbol Arşiv® (@FutbolArsiv) February 26, 2023