Video që po shpërndahet kudo, Granit Xhaka “festoi” kur Kosova i shënoi golin e barazimit Zvicrës në sekondën e fundit

Date:

- Advertisement -

Deja Vu! Pasi zgjodhi që të mos i shënonte Shqipërisë me fanellën e Zvicrës, Granit Xhaka përsërit të njëjtën situatë edhe me Kosovën. Zvicra ka luajtur dje në transfertë ndaj Kosovës, atje ku ndeshja është mbyllur me shifrat 2-2.

Video kur Xhaka feston

Goli i barazimit erdhi nga Vedat Muriqi në sekondën e fundit të ndeshjes, në aksionin e fundit. Por në atë moment vërtet për t’u mos humbur është reagimi i Granit Xhakës. Pavarësisht se mesfushori shqiptar kishte në dorë që të ndalonte dhe të ndërhynte për të prishur aksionin e golit, nuk e zgjodhi një gjë të tillë.

Ai qëndroi në vend, i palëvizur, megjithëse ishte rasti i fundit i takimit. Xhaka nuk lëvizi asnjë hap, madje në momentin e gjuajtjes u përkul me trup për të parë më mirë topin që po hynte në rrjetë. Një festë tërësisht e përmbajtur e Xhakës që Kosova i shënojë Zvicrës, por që mund t’i prish jo pak punë në vend helvet. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....