VIDEO/ Tifozi i Shqipërisë bën tautazh emrin e Armando Brojës, shikoni sesi reagoi sulmuesi ynë kur e pa

Date:

- Advertisement -

Pavarësisht nëse është në formë të mirë ose jo, pavarësisht nëse është i dëmtuar ose jo, Armando Broja është për shumëkënd sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Kombëtarja. Sigurisht, në statistika, Broja nuk ka bërë ende asgjë te Shqipëria, por në stilin e lojës së tij, për aq sa njerëzit kanë parë futboll, shumë mendojnë se kuqezinjtë nuk e kanë pasur një lojtar të këtij kalibri më herët.

Mjafton të theksojmë se ky lojtar është pjesë e Chelsea, për të treguar sesa vlen. Madje një detaj akoma më i rëndësishëm është fakti se Broja ka kaluar dëmtimin më të rëndë që mund të pësojë një lojtar, këputje e ligamentit. Dhe pavarësisht të gjitha këtyre probleme, ai sërish konkurronte dhe merrte po shumë minuta karshi Aubameyang apo Jackson të formës më të mirë. Pyetja është, çfarë do të ndodhte nëse Armando Broja do të ishte i formës ideale dhe këta lojtarë do të kishin këputur ligamentin? Me siguri që askush nuk do ta shihte fushën para Brojës.


Dashuria e shqiptarëve është e madhe për këtë lojtar. Ata e kthyen Southamptonin si një Kombëtare të dytë, duke i njohur lojtarët e kësaj skuadre në kohën e Brojës më mirë se ata të Shqipërisë. Por edhe te Chelsea, shqiptarët e kanë treguar mbështetjen e madhe për të. Ndërkohë edhe Armando Broja nuk i ka zhgënjyer, duke festuar gjithmonë me shqiponjë.

Por dashuria e një tifozi shqiptar për Brojën ka shkuar edhe më larg, duke e bërë tatuazh në trup, nga ato tatuazhe që ngelin përjetë dhe nuk fshihen kurrë. Bëhet fjalë për Gëzim Bajramin, një tifoz i Shqipërisë i cili ka shkruar në krahun e tij: “Broxha”. Në një rrëfim për “Gazeta Blic Sport” me gazetarin Lorik Jashanica, Bajrami ka treguar më tepër rreth këtij tatuazhi.

“Broxha” dhe jo Broja, për shkak se kjo është mënyra sesi e thërrasin komentatorët britanik dhe tifozët atje. Duke qenë se ky lojtar është kthyer në një ambasador të madh të Shqipërisë, tifozi ka vendosur që ta bëj tatuazhin duke e shkruar…”Broxha”.

“Brojën e kam pëlqyer shumë te Chelsea, na lidh diçka më shumë, pasi ne si tifoz e kemi një lojtar më të veçantë, që e admiron më shumë. Brojën e kam parë si lojtar të ri dhe kam shpresuar gjithmonë në kualitetin e tij. Duke parë golat e tij me Chelsea dhe me Shqipërinë, duke parë dashurinë dhe afërsinë e tij, mora vendimin për të bërë tatuazhin.

Në Angli e quajnë “Broxha”, gazetarët, analistët dhe ekspertët. Një ditë prej ditëve, vendosa për të bërë këtë tatuazh. Të gjithë u çuditën. Kanë qenë nja dy tre momente gjatë nxehjes së lojtarëve dhe kam qenë në stadium aty poshtë, afër fushës. Broja e ka parë tatuazhin dhe është afruar. Reagimi i tij ishte thjeshtë: “Uau”. I erdhi shumë mirë kur e pa dhe u habit” tha Bajrami. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Ndoshta ma tha dhe s’e kuptova”, Egli tregon bisedën e ndjerë me Redonin

Gili dhe Redoni, nënë e bir, që u futën...

Medon Berisha: Ylli i ri i Kombëtares Shqiptare që sfidon Ramadanin te Leçe

Medon Berisha Kombëtarja shqiptare dhe konkurrenca me Ylber Ramadanin...

VIDEO/ Rocco Vata bën heroin në Angli, por Shqipëria nuk e ka ftuar kurrë

Rocco Vata po i bën një mbyllje fantastike vitit...