Zbulohet emri i ekipit që do të marrë Rei Manajn, sulmuesi shqiptar pritet të shkojë në Bundesligë

Date:

- Advertisement -

Rei Manaj duket qartë se e ka mbyllur aventurën e tij te Sivaspor. Sulmuesi shqiptar është shfaqur pak nervoz në ndeshjet e fundit për shkak të zhvillimeve në Turqi. Fillimisht lojtari reagoi ashpër ndaj klubit të tij duke thënë se i kishte penguar transferimin dhe më pas nuk i ofronte rinovimin.

Më pas skena e ndodhur me kontaktin që pati me lojtarin e Galatasarait, atje ku e gjithë Turqia u hodh kundër Manajt. Së fundmi në mediat gjermane raportohet se Bochum dëshiron që të marrë Rei Manajn në muajin janar.

Kjo skuadër ndodhet në vendin e fundit në Bundesligë, në elitën e futbollit gjerman. Mbijetesa është mision i vështirë për Bochum që numëron vetëm 6 pikë, ndërsa Hoffenheimi që ndodhet në vendin që të shpëton nga zona e rënies ka 14 pikë, pra deri tani është 8 pikë larg mbijetesës. Megjithatë për këtë transferim do të ketë jo pak probleme të hapura nga Sivaspori dhe ditët e ardhshme do të jenë vendimtare.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....