Zebërvoki zbulon rrogën si polic: Nuk del as për karburant dhe cigare

Date:

- Advertisement -

I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Marius Dervishi, apo siç njihet ndryshe si Zebërvoki.

Ai ka lënë shtëpinë e BBV4 të shtunën, pas 13 ditësh pjesë e lojës. Zebërvoki ka folur më shumë për eksperiencën e tij në garë, planet tani që ka dalë, por duke u ndalur dhe tek banorët e tjerë të “Big Brother VIP 4″…

Kë takove në fillim pasi dole nga shtëpia e BBV4?

Familjen, shokët e ngushtë, kolegët. Kur shkova në shtëpi, nëna ishte në gjumë, nuk e priste që të dilja dhe në fillim nuk po e besonte. Pastaj tha: “Shyqyr që dole se do vija aty të të nxirrnin”, se nuk po rrinte dot ma mua. Ka qenë periudha më e gjatë që kam qëndruar larg. Kam dalë fiks në kohën e duhur. Nëna është dhe me tension dhe zemër dhe kishte probleme kur kam qenë unë në shtëpi.

A fiton më shumë nga puna si polic, apo në rrjetet sociale dhe filma?

Nga puna si polic normal, se kemi rrogë shumë të mirë, 650 mijë lek.

Sigurisht që ishte ironi. Nëse ka diçka që më mban këtu është pasioni im për punën. E kam lobuar në shumë situata në shtëpi se çfarë vështirësie ka ky profesion.

Rroga nuk del as për karburant dhe cigare. Unë jam familjar, jam unë dhe partnerja ime që punojmë, nëna dhe babai jo. Nëse do kisha ngelur tek rroga e policisë do kisha vdekur për bukë. /TAR/

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related