I akuzuar se porositi disa vrasje, Suel Çela ankimon arrestin me burg nga arratia

Date:

- Advertisement -

Nga arratia Suel Çela ankimon masën e parë të sigurisë “arrest në burg” e cila u vendos në maj të vitit 2023 në Gjykatën e Posaçme .

Çela, i njohur ndryshe si Marjus Lula u shpall në kërkim pas dëshmisë së Nuredin Dumanit. Sipas SPAK ai porositi vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha pranë liqenit artificial, vrasje që nuk u realizua.

Po ashtu dyshohet se ka porositur edhe vrasjen e Elton Kilës. Ndërkohë, dy javë më parë GJKKO caktoi një tjetër mase sigurisë “arrest në burg” ndaj tij, si kreu i një organizate kriminale, ku akuzohet për krime të shumta.

Seanca për masën e sigurisë do zhvillohet në orën 13.00 në Gjykatën e Posaçme.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Provokon Boksieri Serb në Tiranë: Luhet Kënga Anti-Kosovë në Ring

Një incident i papranueshëm ndodhi gjatë mbrëmjes së boksit...

Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-shqiptare

Një skenë e shëmtuar ndodhi të dielën mbrëma në...

Nuk fitoi çmimin e parë në Festivalin e Këngës, Elvana Gjata bën reagimin ‘thumbues’

Pas një gare të mbushur me emocion dhe konkurrencë...

Mandarinat me Pesticide: Ministria e Bujqësisë Reagon Pas Bllokimit të Ngarkesave nga BE

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dalë me...