Gazetarja e njohur italiane, Diletta Leotta prej kohësh po përflitet për një krizë në marëdhënien me portierin, Loris Karius. Sipas “DAZN”, është zbuluar edhe arsyeja e kësaj krize mes çifit të njohur dhe të dashur për publikun.
Nga mediat e huaja raportohet se arsyeja e prishjes së marrëdhënies mes çiftit ka ardhur sepse Karius ka “kapur mat” mesazhet e partneres së tij me një personazh tjetër të njohur. Kjo ka bërë që çifti të shkojë drejt ndarjes, edhe pse u martuan para pak kohësh.
Megjithatë, gazetarja sexy dhe Karius kanë shkuar së bashku në pushime. Sipas mediave në Itali, çifti kanë vendosur të bëjnë hapa prapa, për hir të dashurisë dhe vajzës së tyre të quajtur Aria, që është vetëm 1 vjeçe.