Bota e sportit ditën e sotme është në Zi. Ka ndërruar jetë në moshën 22-vjeçare futbollisti i Vushtrisë. Erjon Morina nuk ka mundur dot të fitojë “luftën” për jetën.
Sulmi në zemër që pësoi në muajin tetor ka rezultuar fatal për të. Lojtari pësoi një sulm në zemër gjatë një seance stërvitore me skuadrën e Vushtrisë dhe tashmë fatkeqësisht nuk jeton më, ku prej ditësh dergjej në shtratin e spitalit.
Lajmin për ndarjen e parakohshme e ka bërë të ditur babai i tij. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i ati jep lajmin e kobshëm.
“Ylli babit ike në qiell. Na thave zemrat Erjon. Do jetojmë të ngrysur me kujtimet më të bukura për ty. Do jesh ylli që do na ndriçon gjithmonë”, ka shkruar Ilir Morina.
Redaksia e “Newsport” u shpeh ngushëllime familjarëve për humbjen e parakohshme.