Rita Ndoci ishte e ftuar në Dritare TV, në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku, ku folën për Parashqevi Simakun.
Në intervistë, Rita Ndoci shpjegoi se shteti shqiptar dhe qeveria nuk i detyrohen asgjë nga ana materiale Parashqevi Simakut. Ajo theksoi se zgjedhja për t’u larguar nga vendi ishte një vendim i lirë dhe që, për vitet e fundit, ata nuk kanë paguar më taksa për Shqipërinë.
“Ndihma është një gjë shumë e shenjtë. Ama më e shenjtë bëhet kur nuk e di askush. Shteti shqiptar, apo qeveria, pa pasur parasysh kush është kryeministër, nuk na ka asnjë borxh. Flas për borxh material, sepse moralin e mbajmë mënjanë, pasi politikani nuk ka pse të ketë moral,” tha Rita Ndoci.
Ajo e shpjegoi këtë përvojë nga perspektiva e saj personale: “Kam kaq vite që nuk paguaj asnjë taksë, kam 34 vite që nuk i jap asnjë taksë vendit tim, prandaj Shqipëria mua nuk më detyrohet asgjë. Ikja nga vendi është zgjedhje e lirë. Politika e asaj kohe na bëri që të urrejmë çdo gjë. Por tani shteti shqiptar nuk më ka mua asnjë borxh.”
Për të kujtuar një moment nga e kaluara, Rita Ndoci përmendi se shteti shqiptar i kishte dhënë një apartament Parashqevi Simakut kur ajo ishte transferuar nga Kavaja në Durrës.