“Melisa ishte e martuar kur u lidh me djalin tim”, plagosja e 40-vjeçarit nga i dashuri i gruas, babai i autorit: Ja kur e zbulova!

Date:

- Advertisement -

Babai i 25-vjeçarit Klement Beqaj, i cili plagosi me armë zjarri Gledian Hoxhallarin, bashkëshortin e bashkëjetueses së tij, është shprehur se Melisa ka qenë e martuar kur u lidh me djalin e tij.

Në News 24, ai u shpreh se vetëm kohët e fundit e ka marrë vesh që Melisa ishte e martuar.

Babai i 25-vjeçarit deklaroi se fillimisht nuk ka qenë dakord me lidhjen e tyre.

Ai i kërkoi djalit të tij që të dorëzohet sa më shpejt, duke shtuar se i vjen keq për atë që ka ndodhur.

“Mund të kishin 6 muaj 1 vit që ishin të lidhur. Kohët e fundit e kam marrë vesh që ajo ishte e martuar. Jetonte bashkë me Melisën. Më vjen shumë keq për ngjarjen. Nuk e kam idenë se ku ndodhen. Mesazhi për djalin tim është që të kthehet sa më shpejt. Në fillim nuk isha dakord për lidhjen e tyre, por pastaj fola me prindërit e saj. Ka qenë e martuar Melisa kur Klementi u lidh me të”, tha babai i autorit.

Ndërkohë gjendja e 40-vjeçarit vijon të mbetet e rëndë dhe ndodhet në intubim tek Trauma.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

La fushën i dëmtuar, mësohet gjendja e Ardian Ismajlit

Ardian Ismajli bëri me “dhimbje koke” stafin e Empolit...

Zbulohet DATA kur çiklistët më të mëdhenj të botës do të garojnë në rrugët e Shqipërisë

Edicioni i 108-të i Giro d’Italia, u prezantua në...

Zebërvoki zbulon rrogën si polic: Nuk del as për karburant dhe cigare

I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë ish-banori...