Qytetarja tregon hallin që e ka zënë me “trimat“ në Tiranë

Date:

- Advertisement -

Një qytetare ka ngritur shqetësimin e saj përmes një denoncimi të bërë pranë redaksisë, ku flet për kaosin urban dhe mungesën e reagimit nga autoritetet në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Ajo shprehet se trotuaret janë të pushtuara nga makina të parkuara ilegalisht, duke i bërë të pamundur kalimin nënave me fëmijë në karrocë apo këmbësorëve në përgjithësi. Në mesazhin e saj, ajo përshkruan një realitet ku “s’ka shtet” dhe ku “fryma e gangsterllekut është kudo”.

“Mirëmbrëma JOQ. Në Don Bosko s’ka shtet. Fryma e gangsterllekut kudo. Trotuari i zënë me makina të parkuara, ndërsa një nënë me karrocë nuk ka ku të kalojë… Faleminderit,” – shkruan ajo.

Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Policia Bashkiake dhe strukturat përgjegjëse për të rikthyer rendin dhe respektimin e hapësirave publike.

- Advertisement -

The most read

Read more
Related

Shefi aktual i Milan “sms” Igli Tares: Jemi mirë edhe pa drejtor sportiv

Drejtori teknik i Milanit, Geoffrey Moncada ka folur së...

Tregimi emocionues i Ermal Metës: Kam adoptuar 2 vajza në Shqipëri

Në një rrëfim të rrallë dhe plot emocione, Ermal...