Kisha frikë kur firmosa në Serinë A”, rrëfimi i Bogdanit: Presidenti më pyeste për ndeshjen, unë pashë Rui Kostën dhe Batistutën dhe habitesha me veten

Date:

- Advertisement -

Erjon Bogani ishte i ftuari i radhës në bashkëbisedimin me Skënder Gegën në “Soccer Talk Podcast”. Ish-sulmuesi shqiptar ka treguar rrugëtimin e tij të gjatë dhe të suksesshëm në Serinë A. Rekordmeni i golave të Kombëtares rrëfeu momentin kur firmosi për herë të parë me Rexhinën, duke u bërë i pari lojtar i ekipit kombëtar që luante në Serinë A. Bogdani ka treguar momentin kur ka qenë pranë presidentit të Fiorentinës dhe atij të Rexhinës në tribunë duke ndjekur ndeshjen dhe ndjente çudinë se si mund të luante edhe ai përballë lojtarëve si Rui Kosta, Batistuta, apo Toldo.

“Kam shkuar direkt në Serinë A, te Rexhina. Ka qenë dita e fundit e merkatos për transferimin e futbollistëve. Kur firmosa te ekipi i Rexhinës u ndjeva shumë mirë. Megjithatë, vetë brenda vetes kisha frikë, sepse shikonim Serinë A dhe nuk e mendoja asnjëherë veten time të luaja në Serinë A me atë nivel lojtarësh që luanin aty. Firmosa kontratën në Milano. Ishte presidenti dhe drejtori sportiv i Rexhinës. Të nesërmen, u nisa nga Milano në Firence, sepse Rexhina luante me Fiorentinën. U ula në tribunë ngjitur me presidentin, drejtorin sportiv dhe presidentin e Fiorentinës. Shikoja Fiorentinën që në fushë kishte Rui Kostën, Batistutën, Toldon. Duke parë ndeshjen, më bënin pyetje: “Hë, si të duket ndeshja”? Unë nuk i dëgjoja fare pyetjet, por thoja: ‘Unë, kam mundësinë të luaj te këto skaudra’?!”, ka treguar Erjon Bogdani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Arben Derhemi divorcohet nga bashkëshortja pas tradhtisë? Reagon aktori

Një tjetër lajm divorci ka marrë “dhenë” së fundmi. Sipas...

Mbante në kushte të papërshtatshme një shpend në shtëpi, e pëson ish-banori i Big Brother!

Dritan Brahimi është proceduar penalisht ditën e sotme pasi...

“Koncepti i gabuar për tradhtinë” Dajana Shabani: Kush kapet është amator

Mbremjen e djeshme në “D-Night”,tema ngacmuese ishte se çfarë...