Mos më provoko”, punonjësja nuk trembet nga pistoleta, nxjerr jashtë hajdutin me bluzë të kuqe

Date:

- Advertisement -

Ky është momenti kur hajduti i dyqaneve të kompanive celulare nxirret jashtë nga një punonjëse, e cila nuk pranon që t’i japë paratë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një dyqan të një kompanie celulare në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Autori, që të martën në darkë vodhi 300 mijë lekë të vjetra në një tjetër dyqan të një kompanie telefonike në rrugën “Myslym Shyri”, sonte tentoi të realizonte një tjetër vjedhje.

Në videon e siguruar nga gazetari i Klan News Besar Bajraktari, duket hajduti që hyn brenda dyqanit.

“Ju bëftë mirë”, u thotë dy punonjëseve të cilat po konsumonin ushqim.

Ai nxjerr nga çanta një pistoletë, që nuk dihet nëse është reale ose false, dhe u thotë punonjëseve se i duhen paratë për transplantin e mëlçisë.

Por njëra prej tyre duket se nuk e beson që arma të jetë e vërtetë dhe i kërkon të dalë nga dyqani.

“Mos më provoko”, i thotë autori. Por punonjësja nuk heziton dhe e nxjerr nga dyqani.

Autori largohet pa marrë asnjë shumë monetare.

Ai ishte i veshur me të njëjtat rroba njësoj si një ditë më parë; bluzë ngjyrë të kuqe, pantallona xhins dhe kapele të zezë./Klan

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...

“I kemi mbijetuar shumë kurtheve…”/ Kush janë armiqtë e Mozzik dhe Getinjos?

Një reagim i papritur i reperit të njohur, Getinjo,...

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Arben Derhemi divorcohet nga bashkëshortja pas tradhtisë? Reagon aktori

Një tjetër lajm divorci ka marrë “dhenë” së fundmi. Sipas...