Shqipëri ëndrrash, kuqezinjtë “shpartallojnë” Çekinë dhe vendosin “një këmbë” në Berlin

Date:

- Advertisement -

Shqipëria ka përjetuar një mbrëmje ëndrrash këtë të enjte të 12 tetorit, në satdiumin “Air Albania”, ku ka shënuar 3 gola.

Aksione perfekte, gola nga jashtë zone, gola të anulluar dhe karton të kuq, i ka patur të gjitha brenda ndeshja mes Shqipërisë dhe cekisë në “Air Albania” e vlefshme për kualifikueset e kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Kuqezinjtë e nisën vrullshëm, ku vetëm pas 9 minutash lojë, Jasir Asani pasi merr një top perfekt, në krahun e djathtë, mbyllet në qendër dhe shkarkon të majtën e tij vrastare, duke kaluar Sqhipërinë në avantazh.

Pas golit Shqipëria rrit volumin e lojës, ku sërish Asani pak minuta më pas i afrohet dhe golit të ytë.

Ndërkohë Etrit Berisha shpëton dy herë Shqipërinë nga goli, ndërsa në minutën e fundit të fraksionit të parë të lojës, Çekia mbetet me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Chetil.

Me fillimin e pjesës së dytë kuqezinjtë shënojnë sërish, këtë herë është Taulant Seferi, i cili shënon pas një asisi nga Jasir Asani.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related