Familja e Parashevi Simakut kanë pasur një përplasje së fundmi me aktorin Herion Mustafaraj, duke e akuzuar këtë të fundit se ka hyrë në dhomën e saj të hotelit pa lejen e familjarëve.
Të dyja palët kanë lëshuar disa deklarata ku japin shpjegimet e tyre, ndërsa së fundmi, biznesmeni Elton Ilirjani i cili është kujdesur për Parashqevinë prej javësh tashme, tregon në një reagim të gjatë atë që ka ndodhur.
“Kanë qenë dy ditë të vështira dhe me shumë ngjarje. Të gjithë e kanë parë në media se ccfarë ka ndodhur mes familjes Simaku dhe Herion Mustafarajt. Është një situatë e komplikuar e cila më shumë ka lindur nga keqkuptimi. Nuk mendoj që ka pasur keqdashësi nga të dyja anët. Unë jam në mes dhe më ka interesuar vetëm mirëqenia e Parashqevi Simakut.
Fakti që familjarët e Parashqevi Simakut janë njerëzit më të afërt të saj, nuk ka pse të diskutohet nga askush, nuk ka pse të vihet në diskutim nga asnjëri prej nesh, sepse të gjithë e dimë sa e rëndësishme është familja për shqiptarët, për çdo shqiptar; për mua, për ju që më dëgjoni tani dhe aq më tepër për Parashqevi Simakun, që familja është gjëja më e rëndësishme, pavarësisht se ç’mund të ketë biseduar në të shkuarën e largët ose në një moment delikat, siç mund të bëjmë të gjithë.
Unë jam i bindur dhe çfarë kam dëgjuar dhe çfarë kam parë me sytë e mi këto ditë. Parashqevi Simaku ka një dashuri të madhe për familjen e saj, për vëllanë e saj, mbesën e saj Inën dhe nipin e saj, Ani Simak. Kuptohet, dashuria më e madhe e saj është është Luke, që ajo do takohet së shpejti, brenda tri ditësh besoj dhe kuptohet, edhe ish-bashkëshorti i saj, Robert.
Dashurinë që ka për familjarët, edhe pse nuk është në gjendjen e saj më të mirë. Dashurinë që ka për nipin e vet, unë e kam vërejtur dhe e shoh çdo dit. Nuk duhet vënë në diskutim dashuria që ka për familjarët e vet. A ka dashuri ajo për miqtë e saj? Po. Një ndër miqtë e saj të hershëm është Herion Mustafaraj. Po të isha gjaknxehtë do kisha thënë 1 mijë e 1 të zeza për të, se çfarë nuk ka thënë për mua, më quajti dhe luani me tanga. Këto janë situata delikate dhe kërkoj gjykim të ftohtë. U jap të drejtë familjarëve të reagojnë. Përse Herion Mustafaraj është kaq i përfshirë?
Ai ka qenë një ndër njerëzit më të afërt të saj. Ajo ka jetuar te shtëpia e tij, nëna e Herionit e ka mbajtur në shtëpi. Unë nuk jam mosmirënjohës, dhe ajo është mirënjohëse dhe e do Herionin dhe e vlerëson si vëlla, dhe ai si motrën e tij. Deri këtu jemi në rregull, por ku lindi problemi mes Herionit, , Elvirës dhe mua dhe familjarëve. Lindi ditën kur Elvira më 15 dhjetor e gjeti dhe unë u bashkova me ato. Atë ditë Parashqevia ishte takuar me Herionin dhe i kishte thënë do takoj këtë zonjën. Atë ditë lindi debati i madh. Herioni kishte qëllime të mira, por duhet të kuptonte që ishim të angazhguar për t’i gjetur një ambient dhe një strehë të qetësohej.
Ne donim t’i jepnim ndihëm e shpejtë Parashqevisë. Unë nuk po i përgjigjesha sepse nuk e njihja, kisha shumë telefonata dhe shumë mesazhe. Elvira jep një intervistë dhe një deklaratë dhe keqkuptohet. Pasi ndodhën të gjitha këto, me të drejtë, Herioni u mërzit. Mendoi se po evitonim, por Parashqevia donte vetëm të fliste me të birin. Kishte një qëllim dhe kjo zonjë që të vinte nga rruga me ne hotël. Me të drejtë ai u mërzit, mendoi se ne nuk po e linim të fliste me Parashqevinë. U mërzit ai çfarë nuk tha për mua. I thashë qetësou, unë kam dashur që inati të qetësohej dhe të vendosej një komunikim mes tij dhe familjarëve. Nuk kam bërë gabim që jam përpjekur që çdo komunikim të kalonte përmes familjes së saj. Jam përpjekur të informoheshin familjarët. Ata menduan që Parashqevia nuk duhej të përballej me debate me tema të forta, ajo kishte një problem prandaj doli në rrugë. Di të them që temat e forta nuk i bënin mirë dhe donim ta mbronim. Një rastësi e paimagjinueshme.
Dhe çfarë ndodhi, Herion Mustafaraj punonte në hotelin ku ishte strehuar Parashqevia. Elivra ishte shumë mbrojtëse ndaj Parashqevisë, uën më i tërhequr dhe më studiues. U vendosa menjëherë në komunikim me të. Vëllai i Parashqevi Simakut kishte pasur një përplasje me Herionin, përplasje mes dashurive të ndryshme. Nuk mendoj në asnjë moment që Herioni do ta dëmtojë Parashqevinë, prandaj i thash merre me ngadalë, mos u përplasni në sy të Parashqevisë. Përplasja nuk u evitua, Herioni shkonte me të drejtën e tij të fliste me një mike, vëllai dhe familjarët donin që ajo të ishte e mënjanuar nga këto dhe ndodhi përplasja. Herioni bëri një postim që u ofendua familja e Parashqevisë pastaj këta të fundit bënë një deklaratë. A e meritonte? Po ose jo, po të isha familjari do kisha reaguar dhe më keq. Unë jam i bindur që Parashqevia i do familjarët mbi të gjithë dhe kjo nuk ka diskutim. Do Herioni t’i bëjë keq Parashqevisë? Jo, kështu e mendoj. Ai është një artist, është emocional, është i rrëmbyer dhe nuk ka diplomaci në reagim. A na ka ndihmuar Herioni? Patjetër që po. Më ka ndihmuar si fëmijë i lumtur. A bëri mirë që shkoi kundër kërkesës së familjarëve? Herioni duhet të kishte respektuar vendimin e familjarëve. Familjarët nuk kanë qëllim të keq ndaj Herionit, të gjithëve u intereson që Parashqevia të jetë mirë. Familjarët janë të parë që vendosin për Parashqevinë. Parashqevia po pret të birin, nuk do të bëjë asgjë tjetër. Do të rrijë me nipin e saj në privatësinë e saj. Ajo është mirë, nuk është në më të mirën e saj, kuptojeni, të rrish gjithë ato vite jashtë nuk është mirë, por mos abuzoni shumë duke thënë të pavërteta. Për mua kjo histori më kujtoi sa shumë e dua Shqipërinë. Sa të jem unë gjallë, ajo nuk do kthehet në rrugë. Gëzuar Vitin e Ri”-përmbyll reagimin Ilirjani.
Top Channel