Aston Villa triumfoi 3-2 ndaj Leipzig në “Red Bull Arena” në një sfidë spektakolare. Një duel ku vëmendjen në fund e mori arbitri italian Alessandro Giallatini.
Gjyqtari shpërtheu në lot pas kësaj sfide, ku lojtarët dhe stafet e dy ekipeve shkuan për ta ngushëlluar. Tashmë është mësuar se cila është arsyeja që shpërtheu në lot italiani.
Giallatini zhvilloi ndeshjen e fundit në karrierën e tij dhe kjo bëri që ai të emocionohet, pasi tashmë i jep fund aventurës së tij në futboll.