Babai i Martin Canit dëshmon në polici: Shkolla nuk më njoftoi për sherrin e djalit, familja e autorit s`na ka kontaktuar

Date:

- Advertisement -

Këtë të mërkurë, babai i Martin Canit që u vra pranë Shkollës “Fan Noli” në Tiranë, Ëngjëll Cani, ka dhënë dëshmi në Policinë e Tiranës rreth ngjarjes.

Cani dëshminë e ka dhënë për llogari të hetimeve që drejtohen nga Prokuroria e Tiranës. Ai ka deklaruar se nuk është vënë në dijeni nga shkolla, apo instancat e tjera rreth një konflikti që ka pasur 4 ditë para ngjarjes i biri me autorin e vrasjes.

Ai ka deklaruar se informacioni i parë qe ka marrë, ka qenë vetëm në momentin që Martini ishte dërguar në spital dhe për këtë është njoftuar bashkëshortja e tij dhe se nuk ka pasur dijeni për asnjë konflikt të të birit nga shkolla.

Teksa është pyetur nga grupi hetimor nëse familja e autorit i ka kontaktuar apo takuar pas ngjarjes, Engjëll Cani shprehet se nuk e kanë kontaktuar deri më tani.

Po ashtu, babait të Martinit i janë kthyer nga policia edhe sendet e të birit, çanta e shkollës me libra, e cila u sekuestrua në vendin e ngjarjes, më 18 nëntor.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Video/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes

Në Kamerun kanë një mënyrë tjetër sesi tifozët motivojnë...

Loredana dhe Karim Adeyemi Celebrojnë Dashurinë: Këngëtarja Shqiptare Martohet me Futbollistin e Borussia Dortmund

Celebrimi i Dashurisë së Tyre Loredana Adeyemi, këngëtarja e njohur...

VIDEO/ Mario Mitaj Protagonist në Arabi: Ylli i Kombëtares Shqiptare Shënon SUPERGOL me Ittihad

Përshkrimi i ndeshjes Al Ittihad regjistroi një fitore të thellë...

Kontribut i madh në Wrestling: Ndërron jetë Rey Mysterio në moshën 66-vjeçare

Sporti i Wrestling humb një nga ikonat më të...