“E mbani mend Calhanoglu 22-vjeç si ka qenë?”! Gazetari italian mbron Asllanin: Thanë se është m.., por kush e dha atë topin për Lautaron?

Date:

- Advertisement -

Gazetari i njohur në Itali, Riccardo Trevisani, i ka dalë në mbrojtje Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar u shpreh pas ndeshjes së fundit me Venecian se kishte kaluar një presion të madh dhe të ekzagjeruar pas asaj ndeshje me Milanin. Ndërkohë Trevisani ka kujtuar se Calhanoglu në moshën e Asllanit nuk ka qenë në nivel më të lartë.

“A ishte Calhanoglu një regjisor më i mirë në moshën 22-vjeçare se Asllani? Si në të gjitha gjërat, kërkohet kohë. Asllani është shumë mirë duke qenë rezervë e Calhanoglu dhe kundër Milanit kur ai hyri në fushë, Inter kaloi në avantazhin 2-0. Më pas humbi topin ndaj Moratas për shkak të një faulli të padhënë dhe e zuri gjumi, 3-2.

Pra, të themi se është një m..? Dhe kush e bëri nisjen e topit për Lautaron në Venecia? Problemi është se karriera e një lojtari prishet në një sekondë. Asllani është lojtar i mirë, por jo Calhanoglu”, tha Trevisani.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Zbulohet DATA kur çiklistët më të mëdhenj të botës do të garojnë në rrugët e Shqipërisë

Edicioni i 108-të i Giro d’Italia, u prezantua në...

Zebërvoki zbulon rrogën si polic: Nuk del as për karburant dhe cigare

I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë ish-banori...