E nis për herë të parë si titullar, trajneri ul në stol sulmuesin e preferuar për Armando Brojën

Date:

- Advertisement -

Armando Broja do të luajë sot si titullar tek Everton për herë të parë këtë sezon. Sulmuesi i Shqipërisë është zgjedhur nga minuta e parë për sfidën e Premier League në shtëpi ndaj Nottingham, e cila nis në orën 16:00.

23-vjeçari i Kombëtares do ketë mbështetjen e Ndiaye dhe Harrison nga krahët, teksa ka lënë në stol sulmuesin e Anglisë Calvert-Lewin, i cili me “Tre Luanët” ka luajtur në 11 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.

Kjo duket një mundësi e artë për Brojën që të tregojë cilësitë në fushë pas dëmtimit të rëndë të lënë pas, teksa përballë do ketë Nottingham, ekip që këtë sezon ka bërë surprizën në Premier League.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related