Mund të keni humbur një moment tejet të spikatur nga ndeshja e djeshme në Air Albania ku Shqipëria u përball me Çekinë.
I pranishëm në stadium ishte edhe Ballist Morina, i njohur për shqiptarët si nacionalisti i flaktë shqiptar, i cili la shenjë në ndeshjen me Serbinë kur zbriti në fushë dronin me flamurin e Shqipërisë Etnike.
Hero i ndeshjes së mbrëmshme përpos Taulant Seferit me dy gola, ishte padyshim autori i golit të parë Jasir Asani i cili i mahniti të gjithë duke çarë rrjetën që në minutat e para të ndeshjes.
Në përfundim të mbrëmjes ku Shqipëria triumfoi në këtë sfidë është fiksuar nga kamerat momenti emocionues kur Asani dhe Ballist Morina shkëmbejnë bluzat në shenjë respekti ndaj njëri-tjetrit.