Flet heroi i golave të çmendur, Asani: Tifozët, mbështetja jonë më e madhe

Date:

- Advertisement -

Jasir Asani, i cili shënoi golin e parë dhe kaloi Shqipërinë në avantazh në ndeshjen përballë Çekisë, thotë se tifozët kanë qenë mbështetja më e madhe e Kombëtares.

“Tifozët kanë qenë mbështetja jonë. Sot ka qenë një finale tjetër. Për fat të mirë fituam. Mundësia e stafit ka krijuar mundësira për të shënuar gola. Këmba e majtë bëri golin e parë.”

Asani thotë se duhet të festojnë sepse kanë bërë një ndeshje shumë të mirë për plot 97 minuta lojë.

I jashtëzakonshmi në fushë, Jasir Asani nuk ka nguruar as të tregojë mirënjohjen për trajnerin që e ftoi në kombëtare.

“Mendoj se duhet të festojmë se kemi bërë 97 minuta ndeshje shumë të mirë. Në minutat e para të ndeshjes, loja ka qenë e vështirë. Unë dua të falenderoj Sylvinhon dhe stafin sepse më kanë mbështetur që ditën e parë dhe jam mirënjohës për ata gjithë jetën.”

Asani shprehet besimplotë për rrugën drejt “Euro 2024” teksa thotë se kanë edhe 2 ndeshje të tjera tek të cilat duhet të fokusohen.

“Besimi është shumë i plotë për Euro 2024, sot është dita për të festuar, kemi dhe dy ndeshje të tjera dhe duhet të fokusohemi dhe tek ndeshjet e tjera.”

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Mashtronin me eskorta, demaskohet grupi i adoleshentëve në Tiranë

Në Tiranën 1 milion banorëshe, ku paralel me ritmin...

VIDEO/ Myrto Uzuni tund sërish rrjetën në Spanjë, i jep avantazhin Granadës

Myrto Uzuni ka shënuar sot golin e dytë në...