Nedim Bajrami ka shkruar emrin e tij me “gërma” të arta në historinë e Europianëve. Mesfushori i kombëtares shqiptare ai doli të shënonte golin më të shpejtë në historinë e Kampionateve Europiane, pasi gjeti rrugën e rrjetës ndaj Italisë pas 23 sekondash.
Bajrami për UEFA ka theksuar se ka qenë gjithminë ëndërr të shënonte go me Shqipërinë në Euro 2024 dhe tashmë diçka e tillë është bërë realitet mbrëmë. Ndër të tjera 25-vjeçari deklaroi se nuk e dinte se shënoi golin më të shpejtë në hitori, por tashmë synon të mbajë ai rekordin.
“Të shënosh për Shqipërinë në një kampionat Europian për mua ka qenë një ëndërr. E kam ëndërruar këtë që fëmijë dhe kam punuar shumë fort për këtë. Nuk e dija që shënova golin më të shpejtë në historinë e Europianit, por duhet të vazhdoj ta mbaj. Në ditët në vijim ne duhet të përgatitemi për ndeshjen me Kroacinë”, deklaroi Bajrami.