Tani për ju, ndeshja për të fituar është ajo e radhës kundër Kroacisë…
“Dy ndeshjet e ardhshme janë të dyja të vështira për t’u fituar, ne duhet të marrim ndeshje pas ndeshjeje dhe do të shohim se çfarë mund të bëjmë kundër Kroacisë”.
E prisnit këtë reagim nga Italia?
“Nga Italia po sepse ata janë kampionët në fuqi, ata janë një ekip i fortë dhe mund të presësh një reagim të tillë nga Italia. Ata kanë kampionë që mund të ndryshojnë lojën.”
Tani bëhet e vështirë…
“Por asgjë nuk është e pamundur, ne duhet të besojmë në të siç bëmë në eliminatore”.