Jo vetëm Hysaj dhe Balliu! Shqipërisë i del krahu i djathtë i mbrojtjes, shkëlqeu me Beshiktash dhe dha 2 asiste në elitën e Turqisë

Date:

- Advertisement -

Shqipëria ka vuajtur gjithë kohën në vitet e fundit në krahun e djathtë të mbrojtjes. Elseid Hysaj nuk ka dhuruar performanca pozitive, ndërsa edhe Ivan Balliu ka jo pak luhatje në nivelin e treguar. Një super paraqitje me Gjeorgjinë dhe të tjera për t’u harruar në ndeshjet e nëntorit.

Por një lajm i mirë vjen për Kombëtaren tonë. Arda Kurtulan, futbollisti i Shpresave tona po shkëlqen në Turqi me Adana Demirspor. Pas disa huazimeve në ligat më të ulëta në Turqi, futbollisti 22-vjeçar është rikthyer të luajë në Turqi dhe madje, po e bën këtë më së miri, në nivel të lartë. Në ditën e djeshme Adana fitoi në shifrat 1-3 në transfertë ndaj Hatayaspor dhe 2 asiste erdhën pikërisht nga mbrojtësi i djathtë, Kurtulan.

Ndërkohë edhe në fitoren kundër Beshiktashit, 2-1, Kurtulan ishte lojtari i tretë më i mirë në ekipin e tij me notën 7.7. Pak lehtësim për Silvinjon që ka një tjetër alternativë, megjithëse futbollisti duhet vëzhguar nga afër pasi e kaluara na ka treguar se shpesh lojtarët paraqiten ndryshe në klubet e tyre dhe ndryshe në Kombëtare.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Ushqimet importohen në Shqipëri me kosto më të ulët, por shiten më shtrenjtë për konsumatorët

Tregjet shqiptare, të varura nga importet për shumicën e...

Një biznesmen është ofruar ta ndihmojë, zbulohet ku do të jetojë Parashqevi Simaku

Ikona e muzikës, Parashqevi Simaku e cila u kthye...

Spartak Ngjela: Parashqevi Simaku, një ikonë e shkatërruar nga xhelozia – Historia para dhe pas viteve ’90

Në një intervistë për gazetaren e Top Channel Sara...

Po shkëlqen me ardhjen e trajnerit të ri, Berisha: Më ka dhënë liri për të shprehur cilësitë e mia

Xhampaoli ka ndryshuar hierarkitë në skuadrën e Leçes. Me...