La fushën i dëmtuar, mësohet gjendja e Ardian Ismajlit

Date:

- Advertisement -

Ardian Ismajli bëri me “dhimbje koke” stafin e Empolit në sfidën me Leccen. Mbrojtësi pas minutës së 21-të të takimit kërkoi ndërrim nga trajneri për shkak të një dëmtimi.

Pas disa ditësh, tashmë është mësuar edhe gjendja e tij. Mbrojtësi fatmirësisht nuk pësoi ndonjë dëmtim të ri, por ndjeu dhimbje për shkak të një ndërhyrjeje që kishte bërë në dorë.

Kjo është edhe arsyeja që ia u zëvendësua, por tashmë këto shqetësime janë lënë pas dhe shqiptari do të jetë i gatshëm për sfidën me Interin në kampionat. Takim që do të luhet ditën e dielë në orën 20:45.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related