Gruaja që shihni në foto është Alba Cenko, shqiptarja e cila u vra nga bashkëshorti i saj Kastriot Cenko në Athinë.
Ajo la pas dy fëmijë të mitur të moshave 9 dhe 12-vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten e kaluar, por autori e lajmëroi policinë pasditen e sotme për krimin makabër që kishte kryer.
Mediat greke raportuan se 39-vjeçari e kishte vrarë bashkëshorten e tij duke e goditur me çekiç dhe duke e mbytur me duar.
Ai ka deklaruar para policisë se i mori jetën gruas së tij për shkaqe xhelozie. Ngjarja ndodhi kur fëmijët e çiftit ndodheshin në shkollë.
Trupi i pajetë i viktimës u mbajt në papafingo nga autori i krimit të rëndë.