Nëna e Luis Meçjas, i cili mbeti i plagosur me thikë në sherrin ku humbi jetën shoku i tij, Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli”, ka rrëfyer momentin prekës të takimit të të birit me babain e viktimës.
Ajo tregoi se sapo doli nga spitali, Luisi nuk shkoi në shtëpinë e tij, por tek babai i Martinit. “Luisi atë ditë që doli nga spitali, pa ardhur në shtëpi, ka shkuar tek babai i Martinit dhe i ka thënë: ‘T’i je fëmija im se Martinin nuk e kam më.’ Kanë qarë të dy bashkë,” – tha ajo.
Në lidhje me mënyrën si Luisi mësoi lajmin për vdekjen e shokut të tij, ajo tha: “Infermieret po flisnin dhe ai e kuptoi. Kapi telefonin dhe kuptoi gjithçka. E përjetoi shumë keq dhe donte të ikte nga spitali pavarësisht se kishte tubin në mushkëri.”
Ajo shtoi se Luisi është i tronditur, po trajtohet nga një psikolog dhe familja ka vendosur të bëjë vetë epikrizën privatisht.