“Më i miri në mbrojtje dhe në sulm”! Në Turqi janë të sigurtë, Shqipëria gjen mbrojtësin e djathtë që kombinon Elseid Hysajn dhe Ivan Balliun

Date:

- Advertisement -

Shqipëria ka vuajtur në gjithë këto vitet e fundit sa i përket një mbrojtësi të djathtë. Elseid Hysaj dhe Ivan Balliu plotësonin njëri-tjetrin, por është e pamundur që të luanin të dy në të njëjtin pozicion, njëri duhet të qëndrojë në stol.

Elseid Hysaj është pak më mirë në pjesën mbrojtëse dhe shumë më i dobët në atë sulmuese, megjithëse ka ndeshje që çalon edhe në fazën mbrojtëse. Ivan Balliu te Kombëtarja është më mirë në fazën sulmuese dhe çalon në atë mbrojtëse, megjithëse ka ndeshje që nuk i bën mirë të dyja fazat.

Dhe kombinimi i këtyre dy lojtarëve quhet Arda Kurtulan. Ky lojtar është pjesë e Adana Demirspor në elitën e Turqisë dhe në javën e fundit ka dhënë dy asiste, ndërsa ka shkëlqyer edhe në fitoren kundër Beshiktashit. Sipas mediave në Turqi, Arda Kurtulan është mbrojtësi i krahut më i mirë për momentin në Turqi. Ata tregojnë se Kurtulan është mbrojtësi që gjen më shumë hapësira boshe, mbrojtësi që e përshpejton më shumë topin në 90 minuta duke bërë atë që te Shqipëria mungon, pasimin e thjeshtë dhe të shpejtë, është mbrojtësi më agresiv në aksionet ekundërshtaëve dhe që ndihmon me efikasitet në fazën sulmuese. Me pak fjalë, një mbrojtës i vërtet krahu dhe modern. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Besiktas vendos për Ernest Muçin, shqiptari bashkohet me ish-yllin e Arsenal

Ernest Muçi duket se do të largohet shumë shpejt...

Bujqësia dhe Industria në Shqipëri: Rënia që Po Trondit Ekonominë

Ekonomia e Shqipërisë ka shënuar rritje të vazhdueshme në...

Ushqimet importohen në Shqipëri me kosto më të ulët, por shiten më shtrenjtë për konsumatorët

Tregjet shqiptare, të varura nga importet për shumicën e...