Në mes të Maqedonisë “flakërojnë” ngjyrat kuqezi, Çairi në këmbë per Kombëtaren e madhe

Date:

- Advertisement -

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme një nga ndeshjet më të rëndësishme. Kombëtarja jonë do të përballet me Republikën Çeke në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 20:45.

Stadiumi do të jetë i tejmbushur me shqiptarë nga e gjithë bota apo trevat shqiptare, por nuk mungon mbështetja as nga ekrani. Shqiptarët nga të gjitha anët janë bërë një që në orën 20:45 të mbështesin së bashku Kombëtaren.

Diçka të tillë e ka bërë edhe komuna e Çairit në Shkup. Një organizim shqiptarësh mu në mes të Maqedonisë së Veriut. Në “Sheshin Skënderbeu” në Shkup do të mblidhen të gjithë shqiptarët së bashku, me zë dhe me shpirtë t’i japin mbështetje mëmëdheut.

“Komuna Çair organizon:

Të enjten është ndeshja vendimtare për kualifikimet në kampionatin evropian. Shqipëria kryeson me dy pikë ndaj kombëtares çeke. Andaj ju ftojmë që bashkërisht të mbështesim kombëtaren shqiptare për një fitore edhe më bindëse. Më datë 12 tetor ora 20:45 në Sheshin Skëndërbeu përmes led-ekranit të ndjekim ndeshjen midis dy kombëtareve Shqipëri-Çeki”, shkruhet në Facebook nga faqja ‘Shkupi’.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Video/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes

Në Kamerun kanë një mënyrë tjetër sesi tifozët motivojnë...

Loredana dhe Karim Adeyemi Celebrojnë Dashurinë: Këngëtarja Shqiptare Martohet me Futbollistin e Borussia Dortmund

Celebrimi i Dashurisë së Tyre Loredana Adeyemi, këngëtarja e njohur...

VIDEO/ Mario Mitaj Protagonist në Arabi: Ylli i Kombëtares Shqiptare Shënon SUPERGOL me Ittihad

Përshkrimi i ndeshjes Al Ittihad regjistroi një fitore të thellë...

Kontribut i madh në Wrestling: Ndërron jetë Rey Mysterio në moshën 66-vjeçare

Sporti i Wrestling humb një nga ikonat më të...