Nëna feston 80 vjetorin, Agron Llakaj: Refuzon të gëzojë se vitet e fundit kemi humbur shumë njerëz të shtrenjtë, por mbetesh heroinë

Date:

- Advertisement -

Aktori i njohur Agron Llakaj ka ndarë një urim zemre për nënën e tij Drita, e cila dje ka festuar 80 vjetorin e lindjes. Por edhe përse një ditë feste, Goni thotë se nëna e tij ka refuzuar të gëzojë për shkak se vitet e fundit familja Llakaj ka humbur disa anëtarë të shtrenjtë të saj.

“E di shume mire qe ne vitet e fundit jemi me lote rrokullisur ne faqe, kemi humbur njerez te shtrenjte dhe ky ishte shkak qe ti nuk pranove te festoje sot por thjesht u gezove me pranine tone te ty”, shkruan ai.

Aktori e quan nënën Drita një heroinë dhe thotë se e tillë ajo mbetet për shtatë fëmijët që ka lindur e rritur me aq shumë sakrifica e mundime.

“Ke punuar ne pune burrash duke sakrifikuar rehatine dhe duke dhene gjithcka qe ne te merrnim jete dhe krahe… une e kam te gdhendur ne memorien time gjithcka… e ste them dot jeto me kujtime te bukura, kemi nje mal dhimbje ne shpirt dhe e kuptoj dhe refuzimin tend”, shkruan Agron Llakaj.

“Por une dhe femijet e mi familjarisht te urojme te behesh 100, te kesh shendet dhe jete mama! E di shume mire qe dhe engjejt tane nga atje lart na dergojne urime per ty. Gezofsh cdo dite mama”, përmbyllet urimi i aktorit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related