Pacolli shprehet i gatshëm për të ofruar banesë dhe pension mujor për Parashqevi Simakun

Date:

- Advertisement -

Parashqevi Simaku, një nga ikonat e muzikës shqiptare të viteve 1980, ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe organizatave humanitare për gjendjen e saj aktuale. Ajo u pa në një televizin amerikan duke marrë ndihma nga disa persona dhe gjendja e saj nuk dukej fort e mirë, pasi mendohet se jeton me ndihmat që i ofrohen.

Në përgjigje të kësaj situate, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli” kanë shprehur gatishmërinë për të ofruar mbështetje të plotë. Ndihma përfshin sigurimin e një banese dhe mbulimin e shpenzimeve për transferimin e këngëtares në Kosovë ose Shqipëri. Gjithashtu, organizatat kanë garantuar një punësim të përshtatshëm ose një pension mujor për Simakun.

“Shoqëria jonë duhet të përkujdeset për personalitetet që kanë dhënë shumë për kombin,” theksoi Pacolli, duke apeluar për mbështetje dhe solidaritet për ata që kanë kontribuar në kulturën dhe artin shqiptar.

‘Gjatë një takimi që patëm sot me humanistin Halil Kastrati dhe ish-konsullin e Kosovës në Kanada @ Donat Syla, ky i fundit na informoi në detaje për gjendjen e rëndë të këngëtares së famshme shqiptare, Parashqevi Simaku.

Ne, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli,” shprehim gatishmërinë për të vënë në dispozicion një banesë dhe për të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për transferimin e saj në Kosovë ose Shqipëri, duke i garantuar asaj punësim adekuat ose një pension mujor.

Shoqëria jonë duhet të përkujdeset për personalitetet që kanë dhënë shumë për kombin !’, shkruan Pacolli në Facebook.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related