Prej javësh dergjej në shtratin e spitalit, ndërron jetë futbollisti shqiptar

Date:

- Advertisement -

Bota e sportit ditën e sotme është në Zi. Ka ndërruar jetë në moshën 22-vjeçare futbollisti i Vushtrisë. Erjon Morina nuk ka mundur dot të fitojë “luftën” për jetën.

Sulmi në zemër që pësoi në muajin tetor ka rezultuar fatal për të. Lojtari pësoi një sulm në zemër gjatë një seance stërvitore me skuadrën e Vushtrisë dhe tashmë fatkeqësisht nuk jeton më, ku prej ditësh dergjej në shtratin e spitalit.

Lajmin për ndarjen e parakohshme e ka bërë të ditur babai i tij. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i ati jep lajmin e kobshëm.

“Ylli babit ike në qiell. Na thave zemrat Erjon. Do jetojmë të ngrysur me kujtimet më të bukura për ty. Do jesh ylli që do na ndriçon gjithmonë”, ka shkruar Ilir Morina.

Redaksia e “Newsport” u shpeh ngushëllime familjarëve për humbjen e parakohshme.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Mario Mitaj Protagonist në Arabi: Ylli i Kombëtares Shqiptare Shënon SUPERGOL me Ittihad

Përshkrimi i ndeshjes Al Ittihad regjistroi një fitore të thellë...

Kontribut i madh në Wrestling: Ndërron jetë Rey Mysterio në moshën 66-vjeçare

Sporti i Wrestling humb një nga ikonat më të...

VIDEO/ Furi shokohet nga gjyqtarët, Usik i tregon forcën dhe mbetet i pamposhtur në boks

Usik ka fituar duelin në ring me Furin. Ukrainasi...