Një qytetare ka ngritur shqetësimin e saj përmes një denoncimi të bërë pranë redaksisë, ku flet për kaosin urban dhe mungesën e reagimit nga autoritetet në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Ajo shprehet se trotuaret janë të pushtuara nga makina të parkuara ilegalisht, duke i bërë të pamundur kalimin nënave me fëmijë në karrocë apo këmbësorëve në përgjithësi. Në mesazhin e saj, ajo përshkruan një realitet ku “s’ka shtet” dhe ku “fryma e gangsterllekut është kudo”.
“Mirëmbrëma JOQ. Në Don Bosko s’ka shtet. Fryma e gangsterllekut kudo. Trotuari i zënë me makina të parkuara, ndërsa një nënë me karrocë nuk ka ku të kalojë… Faleminderit,” – shkruan ajo.
Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Policia Bashkiake dhe strukturat përgjegjëse për të rikthyer rendin dhe respektimin e hapësirave publike.