Rei Manaj u dërgua te Trabzonspor, reagon presidenti i klubit turk: Është njoftuar që…

Date:

- Advertisement -

Rei Manaj u dërgua te Trabzonspor sot duke treguar se marrëveshja me Sivasporin është mbyllur. Për këtë ka reaguar vetë presidenti i Sivasporit, Bahatin Eken.

Eken mohoi çdo gjë për momentin duke folur për “TRT Spor”. Presidenti i Sivaspor rikujtoi se Manaj do bashkohej me skuadrën sot duke hedhur poshtë zërat.

“Askush nuk na ka telefonuar për Rei Manajn. Skuadra jonë është akoma në Antalia. Manaj nuk i është bashkuar akoma skuadrës. Është njoftuar që do i bashkohet skuadrës sot. Nuk kemi marrë asnjë ofertë për transferim”, u shpreh presidenti i klubit turk.

27-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Dhe këtë sezon, si në të kaluarin, Manaj është golashënuesi kryesor.

PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Si të shënonte kundër Serbisë në mes të Beogradit, ajo që bëri sot Ernest Muçi tregon

Rizespor-Beshiktash, 1-1. Me këtë rezultat është mbyllur ndeshja e...

5 Arsyet Pse Berati është Zgjedhja e Duhur për të Kaluar Festat

Shqipëria ofron destinacione të mrekullueshme për pushimet festive. Berati...

“Ka diçka që nuk shkon”, në Itali paralajmërojnë largimin e Ramadanit: Po e përjashtojnë

Ylber Ramadani kohët e fundit ka humbur vendin e...