Ronaldo tha se Topin e Artë e meritonte Vinicius, Rodri: Kur gazetarët votonin CR7, nuk kishte kundërshtime…

Date:

- Advertisement -

Edhe pse shumë prisnin që Vinicius Junior të fitonte Topin e Artë në vitin 2024, Rodri ia doli ta parakaloi. Në fund, lojtarit të Real Madridit iu desh të kënaqej me çmimin më të mirë të FIFA-s, ndërsa Topi i Artë i shkoi spanjollit. Në Globe Soccer Awards, ku mori çmimin për lojtarin më të mirë në Lindjen e Mesme në vitin 2024, Cristiano Ronaldo foli ndër të tjera për atë që ndodhi me Topin e Artë 2024.

Portugezi, i cili e ka fituar çmimin individual pesë herë, tha se Rodri nuk e meritonte Topin e Artë. Jo shumë kohë më pas Rodri dha një intervistë për mediat spanjolle në të cilën e ka prekur edhe këtë temë dhe i është përgjigjur portugezit.

“Epo, ishte një surprizë për mua sepse ai e di më mirë se kushdo se si funksionon ky çmim dhe si zgjidhet fituesi. Këtë vit, gazetarët që votuan vendosën që unë duhet të fitoja. Të njëjtët gazetarë ndoshta votuan që ai të fitonte në një moment. Supozoj se ai do të ishte dakord atëherë,” tha Rodri për AS. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Si të shënonte kundër Serbisë në mes të Beogradit, ajo që bëri sot Ernest Muçi tregon

Rizespor-Beshiktash, 1-1. Me këtë rezultat është mbyllur ndeshja e...

5 Arsyet Pse Berati është Zgjedhja e Duhur për të Kaluar Festat

Shqipëria ofron destinacione të mrekullueshme për pushimet festive. Berati...

“Ka diçka që nuk shkon”, në Itali paralajmërojnë largimin e Ramadanit: Po e përjashtojnë

Ylber Ramadani kohët e fundit ka humbur vendin e...