Trajneri i Rangers i tregon të gjitha me vendimin për Nedim Bajramin, e përdor vetëm kundër…Celtic

Date:

- Advertisement -

Gjithmonë kemi diskutuar sa i përket problemit që kanë lojtarët shqiptarë, mungesa e vazhdimësisë. Është e pamundur që lojtarët tanë në përgjithësi të impenjohen maksimalisht në çdo ndeshje dhe kjo bën diferencën që nuk mbërrijnë në nivelin më të lartë.

Një histori shumë interesante është ajo e Nedim Bajramit. Për herë të fundit që Bajrami ka luajtur titullar me Rangers në një farë mënyre ka qenë në takimin kundër Celtic në finalen e Kupës, atje ku Bajrami shënoi edhe 1 gol.

Më pas tre ndeshje të tjera Bajrami “u ul në stol”, kundër Dunde luajti 29 minuta. Në ndeshjen kundër St Miren, Bajrami e nisi si titullar, por kur filloi pjesa e dytë, ngeli në dhomën e zhveshjes. Pra 45 minuta të luajtura ku në fakt e nisi nga minuta e parë, por sërish tregoi mangësi në performancë.

Ndërkohë në përballjen e fundit kundër Motherëell, Bajrami luajti vetëm një minutë. Në ndeshjen e sotme Rangers do të luajë takimin më të rëndësishëm të sezonit në kampionat, kundër Celtic. Por trajneri ka ulur në stol Danilon që po kalon në super formë në ndeshjet e fundit për të aktivizuar sërish Bajramin. Një sinjal i qartë ky se futbollisti i Shqipërisë zotëron një super potencial, se është për ndeshje të mëdha, por fatkeqësisht…vetëm për ndeshje të mëdha. Problemi që Nedimi duhet të rregullojë te vetja është impenjimi në çdo ndeshje si të luajë kundër Celtic. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Si të shënonte kundër Serbisë në mes të Beogradit, ajo që bëri sot Ernest Muçi tregon

Rizespor-Beshiktash, 1-1. Me këtë rezultat është mbyllur ndeshja e...

5 Arsyet Pse Berati është Zgjedhja e Duhur për të Kaluar Festat

Shqipëria ofron destinacione të mrekullueshme për pushimet festive. Berati...

“Ka diçka që nuk shkon”, në Itali paralajmërojnë largimin e Ramadanit: Po e përjashtojnë

Ylber Ramadani kohët e fundit ka humbur vendin e...