Ky është Beqir Selamaj alias Beqir Muratit, i cili u arrestua nga policia pasi më datën 8 dhjetor i vuri tritolin një lokali tek ‘Uji i Ftohtë’.
28-vjeçari u ndalua falë operacionit ‘Danger’ dhe iu sekuestruan dy celularë, një biçikletë dhe veshjet e përdorura gjatë ngjarjes së 8 dhjetorit.
Beqir Selamaj është i njohur për drejtësinë, pasi më parë është arrestuar për vjedhje, ndërsa ka precedent penalë edhe në fushën e narkotikëve. Selamaj, rezulton i arrestuar dhe në 2018 me një grup që kryen 12 vjedhje.