Jasir Asani, sulmuesi i Kombëtares është idhulli i momentit për shqiptarët anë e mbanë globit.
Golat e tij nga distanca po mahnisin jo vetëm shqiptarët, por edhe institucionin më të lartë të futbollit, UEFA-n.
Edhe në ndeshjen e sotme kundër Çekisë, Asani shënoi një super gol në minutën e 9-të.
Ky gol i mrekullueshëm i numrit 9-të të Kombëtares shqiptare, nuk ka kaluar pa u vënë re nga UEFA.
Në rrjetet sociale, UEFA thotë se goli i Asanit mund të jetë goli i këtij raundi të ndeshjeve kualifikuese të Euro2024.
Tani mbetet që ky propozim i UEFA-s të bëhet zyrtar dhe shqiptarët të votojnë sa më shumë golin e Asanit si golin më të bukur.
Vlen të thuhet se deri më tani, Asani ka fituar dy herë “titullin” goli më i mirë i raundit duke i bërë shqiptarët tepër krenarë.