Serbia po luan kundër Anglisë në Euro 2024. Në Gelsenkirchen serbët nuk i kanë ndalur koret raciste “Kosova është Serbi”, teksa në stadium ka qenë edhe gazetari i Klan Kosova, Arlind Sadiku.
Ai nuk ka ngurruar dhe i ka përshëndetur serbët me “shqiponjën”, duke thënë se Kosova është zemra e Shqipërisë. Pas kësaj shihen edhe sende të hedhura ndaj tij.
Kujtojmë se para duelit mes Serbisë dhe Anglisë ka pasur përleshje, të plagosur dhe të arrestuar. Serbët nuk kanë ngurruar as të djegin flamurin shqiptar dhe atë anglez.
Video e gazetarit kur ben shqiponjen.