Si të Aplikoni për Vizë Pune në Gjermani: Udhëzues

Date:

- Advertisement -

Viza për Punësim në Gjermani: Hapat dhe Informacionet e Nevojshme për Aplikim

Viza për punësim në Gjermani është një mundësi e shkëlqyer për ata që duan të punojnë dhe të jetojnë në këtë shtet me mundësi të mëdha. Ky udhëzues ka për qëllim t’ju ndihmojë të kuptoni hapat që duhet të ndiqni dhe dokumentet e nevojshme për të aplikuar për vizën që ju lejon të punoni në Gjermani.

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor për Shqiptarët

Me të ashtuquajturën “Rregullorja e Ballkanit Perëndimor” (neni 26 paragrafi 2 i Urdhëresës së Punësimit – BeschV), qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë ka mundësuar qasjen e privilegjuar në tregun gjerman të punës për shtetas nga Shqipëria (si edhe nga Bosnie Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia). Ky rregull vlen për çdo lloj punësimi, pavarësisht kualifikimit të njohur. Kusht për lëshimin e vizës për punësim në Gjermani është miratimi i Agjensisë Federale të Punësimit.

Përshpejtimi i Procesit të Aplikimit për Vizë për Punësim në Gjermani

Që prej datës 1 qershor 2024, ju mund të përshpejtoni ndjeshëm procesin e aplikimit tuaj për vizë duke marrë miratimin paraprak. Për këtë qëllim, punëdhënësi juaj i ardhshëm do të aplikojë për lëshimin e miratimit nga Agjencia Federale e Punës përpara se të merrni datën/orën e aplikimit për vizë. Sapo punëdhënësi juaj të ketë marrë miratimin paraprak nga Agjencia Federale e Punës, mund të lini një takim dhe të aplikoni për vizë duke paraqitur miratimin tuaj paraprak. Kështu, eliminohet procesi i lotarisë dhe ju do të merrni brenda disa javësh datën/orën e aplikimit për vizë.

Kategoritë për Aplikimin për Vizë për Punësim në Gjermani

Si nënshtetas shqiptar, për tu punësuar në Gjermani ju nevojitet një vizë. Viza për punësim në Gjermani ju lejon të hyni në shtetin gjerman dhe, nëse plotësohen të gjitha kërkesat, ajo pasohet nga leja e qëndrimit që korrespondon me qëllimin e qëndrimit tuaj atje.

Këtu janë disa nga kategoritë që mund të aplikoni për vizë për punësim në Gjermani:

  • Karta e Mundësive
  • Au-Pair (babysitter/dado)
  • Karta Blu BE/Aplikantë me kualifikim të lartë
  • Punësim sipas Kreu II, paragrafi 26 (Punësim për profesionet e pakualifikuara)
  • Shofer profesionist
  • Infermierë (edhe për ndihmës-infermierë me leje gjermane për ushtrimin e profesionit)
  • Punonjës i kualifikuar sipas ligjit për imigrimin e punëtorëve të kualifikuar (FEG)
  • Vit social-vullnetar (Punë vullnetare)
  • Aktivitet privat (Vetpunësim)

Kërkesat për Aplikimin për Vizë dhe Dokumentet e Nevojshme

Për aplikimin tuaj për vizë për punësim në Gjermani, duhet të paraqisni një dokument që përshkruan punën që do të bëni ose një dokument përkatës të lëshuar nga shërbimet elektronike të punëdhënësit nga Agjencia Federale e Punës (përveç në kategorinë “Kërkimi i një vendi pune”). Kujdes, të gjitha pikat në formular duhet të jenë të plotësuara, pasi në të kundërt aplikimi për vizë nuk mund të përpunohet.

Për Aplikantët mbi Moshën 45 Vjeç

Nga 1 janari 2024, për t’u pajisur me një vizë punësimi, aplikantët mbi moshën 45 vjeç duhet të kenë një kontratë pune me pagën mujore (brutto) prej të paktën 4.152,50 Euro. Ky kërkesë është e vlefshme për të gjitha llojet e punësimit, përfshirë punonjësit e kualifikuar dhe ndihmës-infermierët sipas Paragrafi 26 Kreu II i Ligjit për punësimin e të huajve.

Aplikimi Online për Vizë për Punësim në Gjermani

Për të aplikuar për vizë për punësim në Gjermani, mund të përdorni portalin për të huajt “Auslandsportal” të Ministrisë së Jashtme Federale. Dokumentet tuaja do të kontrollohen në kuadër të procedurës online, në mënyrë që të jeni të përgatitur për takimin tuaj në Ambasadën Gjermane. Klikoni këtu për të aplikuar online: Portali për të huajt “Auslandsportal”

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Shqiptari i shpëton jetën 17-vjeçarit francez, mediat e cilësojnë mrekulli

Një akt heroik i ndodhur në qytetin Mulhouse, Francë,...

Provokon Boksieri Serb në Tiranë: Luhet Kënga Anti-Kosovë në Ring

Një incident i papranueshëm ndodhi gjatë mbrëmjes së boksit...

Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-shqiptare

Një skenë e shëmtuar ndodhi të dielën mbrëma në...

Nuk fitoi çmimin e parë në Festivalin e Këngës, Elvana Gjata bën reagimin ‘thumbues’

Pas një gare të mbushur me emocion dhe konkurrencë...