Në minutën e 89 të duelit Itali-Shqipëri, loja u ndal për disa momente, për shkak së në fushë u fut një tifoz shqiptar.
Forcat e sigurisë në fillim vuajtën për ta ndalur ku falë shpejtësisë, i riu shqiptar i dribloi në fushën e blertë. Pas më shumë se 20 sekonda ai mori gjithë vëmendjen e stadiumit.
Mediat kosovare raportojnë se tifozi që hyri në fushën e lojës është Sami Rexhepi nga Skenderaj. Ai jeton në Duseldorf të Gjermanisë.
Futja e tifozit shqiptar në fushë shkaktoi reagime të shumta tek të pranishmit në shkallët e stadiumit, ndërkohë që regjia qendrore, nuk e transmetoi momentin epik