Klubi i Leçes, për herë të parë në historinë e vet, do të ketë tre lojtarë të huaj pjesëmarrës në një Kampionat Europian. Marin Pongraçiç i Kroacisë ishte i sigurt për një vend, po ashtu si Ylber Ramadani me Shqipërinë. Por emri i tretë në listë ka qenë surprizë për shumëkënd, pasi Silvinjo ftoi edhe Medon Berishën ne radhët e kuqezinjve.
Djaloshi i talentuar është afruar si një lojtar i perspektivës në radhët e kuqezinjve dhe kjo ftesë sidomos mbush me krenari presidentin e klubit italian, Saverio Stiki Damiani
“Jemi krenarë për këtë arritje. Jemi të lumtur për cilindo prej lojtarëve tanë të ftuar në kombëtaret. Shumë e bukur historia e Berishës, i cili nga ekipi i të rinjve mbërriti në Europian, ftesa e tij është një shpërblim për punën e bërë nga i gjithë departamenti ynë teknik në çdo komponent, duke parë që ai vjen nga ekipet e të rinjve”, tha presidenti i klubit të Leçes.