“I kërkoj falje njerëzve, nuk e kisha ndjerë veten time më poshtë”, ikona Fortuzi tregon se si kumari e largoi nga Shqipëria

Date:

- Advertisement -

Pas 9 viteve në emigrim, Indrit Fortuzi është tkhyer në Shqipëri. Ikona e klubit Tirana ka dhënë një intervistë për emisionin “Exclusive” të Endi Tufës, ku ka rrëfyer kundërshtarin e tij më të madh në jetë… bixhozin. Ish-lojtari i njohur kryeqytetas pranoi se largimi në vitin 2015 ishte për shkak të varësisë së tij nga kumari, të cilën duket se e ka lënë mënjanë së fundmi.

“Shikoj pas 9 vitesh një Tiranë të ndryshuar, një Tiranë të zhurmshme. Qëllimi i kësaj interviste është se do të doja të kërkoja falje njerëzve që mund t’i kem sjellë shqetësime. Si çdo njeri, kam pasur edhe unë momentin tim të keq, mbase mënyra se si unë u largova mund të ishte më e amortizuar. Megjithatë gjithçka mbaroi, njerëzit edhe rrëzohen, por edhe ngrihen. Tirana aq sa e madhe është bërë më duket edhe e zvogëluar, njëkohësisht.

Unë pata një moment të vështirë, në një presion në një ankth, bëra një largim jo të menduar, ishte i momentit. Por çdo gjë që u bë u ishte si rrjedhojë e një vesi që kisha. Largimin e bëra duke e parë në dy gjëra, e para duhet t’u largoja nga ajo gjë dhe e dyta të ruaja edhe familjen time. Gjera që besoj se i arrita edhe pse pata koston time, edhe për imazhin. Megjithatë këto janë pjesë të jetës që njeriu ka uljen dhe ngritjet e veta. Një gjë tjetër që doja të sqaroja është se unë asnjëherë nuk kam pasur media sociale dhe ka pasur shumë njerëz të cilët kanë hapur profile në emrin tim, kanë dhënë mendimet e tyre dhe kanë sharë, por unë dua t’i sqarojë të gjithë që unë skam pasur asnjëherë, ka qenë një pirateri që është nga dikush apo nga njerëz të ndryshëm. S’ka qenë asnjëherë pjesë e imja ajo gjë dhe ndonjëri nëse i kam sjell ndonjëherë shqetësim thjesht doja ta sqaroja që nuk kam qenë unë. Përkundrazi njerëz që janë prekur në fakt kanë qenë miqtë e mi.

Nuk doja të them që kisha presion nga dikush, por ishte një moment që unë nuk e kisha ndjerë veten më poshtë se atëherë, një lloj ankthi, një lloj humbje besimi. Gjërat vështirësoheshin dita ditës dhe mund të përkeqësoheshin edhe më shumë. Largimi im nuk ishte thjesht për të mos u kthyer apo për të mos u përgjigjur, por pash një lum sharjesh ofendimesh dhe mendova më mirë se do të jem me kokën mbrapa, do kthehem. Mbase ishte vendimi i gabuar mund të amortizuar por në ato momente mendon më mirë të largohem, mos të kem atë lloj presioni, mundohet të largohet nga vesi, mundohet të shpëtojë familjen. Pastaj janë hapat e tjerë, që mund të kthehesh një ditë, për momentin ky ishte mendimi, mbase mund të ishte i gabuar dhe mendoj që mund të ishte gabim sepse duhej të amortizohej, por në ato momente njeriu nuk e ka të thjeshtë për të menduar.

Është folur shumë, kam dëgjuar edhe nga njerëz që unë i konsideroja miq, megjithatë nuk i gjykoj njerëzit, të them të drejtën dhe nuk dua të mbaj mëri., sepse…më shumë fajësoj veten time. Reagimi i njerëzve ka qenë pjesa ime e fajit, nuk mund të flasim për pasojën kur shkaku është diçka tjetër dhe i kam lënë mbrapa. Shyqyr Zotit, me ndihmën e familjes time dhe një shokut tim të ngushtë që dua ta përshëndes, Dritan Gjinali që më ka ndihmuar në ato momente shumë të vështira, kalova dhe shpresoj që çdo gjë të rikuperohet”, ka deklaruar Indrit Fortuzi./Halit Delibashi-Ssport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...