Leçe vendos rekord në Europian falë shqiptarëve, presidenti i klubit: Histori e bukur ajo e Berishës

Date:

- Advertisement -

Klubi i Leçes, për herë të parë në historinë e vet, do të ketë tre lojtarë të huaj pjesëmarrës në një Kampionat Europian. Marin Pongraçiç i Kroacisë ishte i sigurt për një vend, po ashtu si Ylber Ramadani me Shqipërinë. Por emri i tretë në listë ka qenë surprizë për shumëkënd, pasi Silvinjo ftoi edhe Medon Berishën ne radhët e kuqezinjve.

Djaloshi i talentuar është afruar si një lojtar i perspektivës në radhët e kuqezinjve dhe kjo ftesë sidomos mbush me krenari presidentin e klubit italian, Saverio Stiki Damiani

“Jemi krenarë për këtë arritje. Jemi të lumtur për cilindo prej lojtarëve tanë të ftuar në kombëtaret. Shumë e bukur historia e Berishës, i cili nga ekipi i të rinjve mbërriti në Europian, ftesa e tij është një shpërblim për punën e bërë nga i gjithë departamenti ynë teknik në çdo komponent, duke parë që ai vjen nga ekipet e të rinjve”, tha presidenti i klubit të Leçes.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-shqiptare

Një skenë e shëmtuar ndodhi të dielën mbrëma në...

Nuk fitoi çmimin e parë në Festivalin e Këngës, Elvana Gjata bën reagimin ‘thumbues’

Pas një gare të mbushur me emocion dhe konkurrencë...

Mandarinat me Pesticide: Ministria e Bujqësisë Reagon Pas Bllokimit të Ngarkesave nga BE

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dalë me...

Napoli do të paguajë 500 mijë euro për 20-vjeçarin shqiptar, i bashkohet të kaltërve në janar

Ardian Ismajli nuk është shqiptari i vetëm që kërkohet...