“Për mua Abrashin dhe Berishën është një Europian tjetër”! Hysaj: Është ndryshe nga 2016, tani duam të dalim nga grupi

Date:

- Advertisement -

Elseid Hysaj ishte në konferencën e sotme për shtyp ku ka folur për përgatitjet e Europianit. Mbrojtësi shkodran është shprehur se Shqipëria do të jetë një nga surprizat e Gjermanisë dhe do të provojë gjithçka për t’u kualifikuar më tej dhe për të dalë nga grupi, ndryshe nga EURO16 ku u kënaqëm vetëm me pjesëmarrjen.

“Ne po punojmë të gjithë bashkë që mos të lëmë hapësira. Ne po punojmë në mesfushë që të jemi afër njëri –tjetrit dhe të mos lëmë hapësira. Janë 3 ndeshje shumë të forta dhe mjaft të bukura. Unë u kam thënë cunave që ta shijojmë shumë këtë Europian. Nuk i dihet se çfarë do të ndodhë më pas. Ne jemi gati dhe besoj se do të jemi një nga surprizat e Euro 2024. Kemi kundërshtarë të fortë.

Janë dy gjëra të ndryshme. Në 2016 një ekip tjetër, lojë dhe gjithçka tjetër. Për mua, Berishën, Abrashin është një europian tjetër. Nuk jemi si herën e parë që thonin OK ne u kualifikuam, por në këtë Euro 2024 ne do të provojmë gjithçka. Nuk kemi asgjë për të humbur”, tha Hysaj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related