SPAK konfiskon pasuritë e Eldi Dizdarit!

Date:

- Advertisement -

Gjykata e Posaçme ka konfiskuar pasuritë e bosit të drogës, Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, i cili shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve në sasi të mëdha”.

Sipas të dhënave të dërguara nga letërporosia italiane rezulton se organizata kriminale ku bën pjesë Eldi Dizdari, nga viti 2015 e në vazhdim ka trafikuar në disa raste kokainë.

Vendimin nr. 9065/15 RGNR 56909/19 RG GIP, datë 25.11.2019, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve në sasi të mëdha”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Italisë. Sipas të dhënave të dërguara nga letërporosia italiane rezulton se, organizata kriminale në të cilën bën pjesë shtetasi Denis Matoshi, nga viti 2015 e në vazhdim, ka trafikuar në disa raste kokainë.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.100, datë 29.05.2024, ka vendosur:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 34, datë 22.12.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related